Shija e “lirisë” zgjati vetëm disa orë, vihet në pranga shqiptari i fundit që u arratis nga burgu në Greqi

9 February 2022, 12:03Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shija e “lirisë” zgjati vetëm disa orë, vihet në
Bledar Frroku

Katër shqiptarët dhe pakistanezi që u arratisën dy ditë më parë nga burgu i Kretës, janë rikthyer në qelitë e tyre për të vijuar vuajtjen e dënimit. Për tre shqiptarë shija e “lirisë” zgjati vetëm disa orë, pasi policia greke arriti t’i identifikonte dhe t’i rikthente në pranga.

Sipas mediave, ata u larguan nga Chania me një automjet të vjedhur, të cilin e braktisën në Heraklio, për të lëvizur me këmbë. Në makinën e braktisur nga tre shqiptarët u gjet një sasi kokaine, hashashi dhe një thikë.

Po kush janë ata?

-Olis Prifti, 43 vjeç, banues nga Dropulli.  Profesioni i tij ishte kamarier, ndërsa u dënua në vitin 2016 dhe nën akuzat e “pjesëmarrje në grup kriminal”, “grabitje”, “grabitje me pasojë vdekjen”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim arme".

-Ardian Meta, 32 vjeç, nga Grabjani, Divjake. Profesioni i tij ishte bojaxhi.  Ai është dënuar me 24 vjet burg në 2017 për “grabitje”.

-Mateo Barjami, 29 vjeç, banues ne Mollas, Kolonje. Profesioni i tij ishte hidraulik. Ai është dënuar në 2020 me 20 vjet burg dhe 57.000 euro gjobe për “trafik lëndësh narkotike” dhe “mbajtje dhe shitje lendesh narkotike”.

Ditën e djeshme u kap nga policia shqiptari i katër dhe pakistanezi.

-Bledar Frroku, 33 vjeç, nga Shen Kolli, Lezhe. Profesioni ishte bojaxhi, ndërsa është dënuar në 2020 me 12 vjet e 6 muaj burg dhe 30.500 euro gjobë për “trafik lendesh narkotike”.  


Video