Rusia shpall "non grata" edhe ish-presidentin amerikan Barack Obama

19 May 2023, 20:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rusia shpall "non grata" edhe ish-presidentin amerikan Barack Obama
Putin-Obama

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi ditën e sotme se ish-presidenti Barack Obama ishte në mesin e 500 qytetarëve amerikanë që do të ndaloheshin si përgjigje ndaj raundit të fundit të sanksioneve të shpallura nga Uashingtoni, shkruan Reuters.

Ministria tha gjithashtu se Rusia kishte refuzuar kërkesën e fundit të SHBA për qasje konsullore ndaj gazetarit të Wall Street Journal Evan Gershkovich, i cili u arrestua në mars me dyshimin për spiunazh.

Kjo lëvizje u shkaktua nga refuzimi i SHBA-së muajin e kaluar për t’i dhënë viza mediave që udhëtonin me ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, në Kombet e Bashkuara, thuhet në një deklaratë.

“Uashingtoni duhet të kishte mësuar shumë kohë më parë se asnjë sulm i vetëm armiqësor ndaj Rusisë nuk do të mbetet i pandëshkuar”, thuhet më tej në deklaratën e ministrisë së jashtme ruse.

Më herët të premten, SHBA njoftoi masa ndëshkuese kundër më shumë se 300 objektivave, si një ndëshkim ndaj Rusisë për pushtimin që ka nisur në Ukrainë prej shumë muajsh.


Video