“Menduam se ishte breshkë”/ Tmerr në Greqi, gjysma e trupit të një fëmije del në breg të detit (FOTO)

19 May 2023, 18:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Menduam se ishte breshkë”/ Tmerr në Greqi, gjysma e
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pushuesit në plazhin e Kastros në Lefkada të Greqisë janë shokuar kur deti nxori një pjesë të trupit të një njeriu në breg.

Mediat fqinje raportojnë se pamjet kanë qenë makabër, pasi ka një gjysmë kufome nga mesi e poshtë dhe madje e veshur, që me shumë gjasë i përket një fëmije, e cila ka dalë në breg.

Në fillim, trupi u pikas nga fëmijët që kishin shkuar për të notuar dhe vrapuan në buzë të detit duke menduar se ishte një breshkë.

Oficerët e Rojës Bregdetare dhe policia kanë shkuar me shpejtësi në zonë në mënyrë që trupi të transportohet për ekspertizë mjeko-ligjore.

Vlerësimi i parë flet për një emigrant që ka humbur jetën në një mbytje anijeje.

“Menduam se ishte breshkë”/ Tmerr në Greqi, gjysma e


Video