Lista Serbe kundërshton kryetarin e veriut, i jep ultimatum Qeverisë së Kosovës

19 May 2023, 14:18Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lista Serbe kundërshton kryetarin e veriut, i jep ultimatum Qeverisë
Igor Simiç

Nuk ka vonuar reagimi i Listës Serbe, pas betimit të kryetarit te ri të Mitrovicës. Në një konferencë për shtyp, zv.kryetari, Igor Simiç, tha se me betimin e Erden Atiç nga Lëvizja Vetëvendosje kishte filluar zyrtarisht pushtimi i veriut.

Ai i dha kohë Kryeministri të Kosovës, Albin Kurti deri më 1 qershor, për të “ndaluar represionin, shpronësimin, arrestimin, persekutimin dhe sulmet ndaj serbëve”.

“Nëse kjo vazhdon, përgjigja e popullit serb do të pasojë më 1qershor dhe ata do ta mbrojnë veten me të gjitha mjetet”, paralajmëron Simiç.


Video