Rusi-Ukrainë, çfarë është “lufta hibride” dhe pse po flitet pikërisht tani

8 February 2022, 09:46Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rusi-Ukrainë, çfarë është “lufta hibride”

Kanë qenë ditë akuzash të ndërsjella. Shtetet e Bashkuara thonë se Moska do pushtojë Kievin; Qeveria e Vladimir Putin, nga ana tjerr ka përgënjeshtruar mundësinë e një sulmi dhe akuzon Uashingtonin se po tenton të çojë vendin drejt një lufte me Ukrainën.

Në kufirin mes dy vendeve ka më shumë se 100 mijë ushtarë rusë, gjë që ka ndezur alarmet në disa kancelari të botës që flasin hapur për mundësinë e një konflikti të armatosur. Kërkesa kryesore e qeverisë ruse është që Perëndimi të garantojë që Ukraina nuk do t’i bashkohet NATO-s, gjë që e shohin si një kërcënim për sigurinë e tyre.

Por edhe nëse deri tani nuk ka ndodhur një përballje ushtarake, autoritetet ukrainase kanë denoncuar ekzistencën e një “lufte hibride” ndaj tyre.

Kështu  deklaruan në mes të janarit kur pohuan se Kremlini qëndronte pas një sulmi kibernetik që preku dhjetëra sajte zyrtare të qeverisë së tyre.

Ky akt u konsiderua si manifestim i luftës hibride që Rusia ka nisur ndaj Ukrainës që prej 2014, duke iu referuar aneksimit të Krimesë.

Rusi-Ukrainë, çfarë është “lufta hibride”

Por çfarë është një luftë hibride dhe cilët faktorë janë ata që përcaktojnë ekzistencën e saj? 

Koncepti që u përdor për herë të parë në fillim të viteve 2000 ka të bëjë me implementimin e një strategjie (ose disa) përballjeve që nuk kalon domosdoshmërish nga një luftë e tipit ushtarak.

Një vend mund të përdorë mjete që minojnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e një vendi tjetër dhe kjo jo përmes mjeteve ushtarake por, përshembull përmes sulmeve kibernetike ose lançimit të një vale masive postimesh që janë kundër qëndrimit të një qeverie të caktuar. Kjo quhet luftë hibride.

Përdorimi i  mekanizmave si ndërhyrja, migrimi apo përdorimi i “fake neës” dhe dezinformimi gjithashtu janë pjesë e një strategjie lufte jo tradicionale, ku propaganda dhe provokimi janë faktorë thelbësorë.

Sipas specialistëve, teknologjitë e reja janë lehtësues i rëndësishëm për luftërat hibridë për shkak të rritjes së krimeve kibernetike./voxnews

 


Video