Autoritetet në Rumani kanë urdhëruar dëbimin e dy diplomatëve të lartë rusë, tha Ministria e Jashtme e vendit.
Ky vendim vjen një ditë pasi Rumania akuzoi Moskën për “ndërhyrje” dhe u përplas për kritikat e shërbimeve sekrete ruse ndaj padisë së kandidatit presidencial të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu.
“Autoritetet rumune kanë vendosur të shpallin persona non grata në territorin e Rumanisë atasheun ushtarak, ajror dhe detar të Federatës Ruse në Bukuresht, si dhe zëvendësin e tij”, tha Ministria e Jashtme rumune në një deklaratë.
Calin Georgescu, kandidati pro-rus që doli në krye në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani më 24 nëntor, por që u anulua nga Gjykata Kushtetuese, u arrestua të mërkurën e kaluar.
Zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024 do të rimbahen në maj 2025 pasi u anuluan me dyshimet e ndërhyrjes ruse. Georgescu shfaqet sërish si favorit për të fituar teksa një parti tjetër nacionaliste rumune, AUR, presidenti i së cilës George Simion ka deklaruar mbështetjen ndaj tij.