Rrëzohet avioni amerikan në Irak

13 March 2026, 08:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rrëzohet avioni amerikan në Irak

Një avion amerikan "KC-135" që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.  

Dy avionë cisternë të të njëjtit mision u përfshinë në incident, njëri prej të cilëve u ul në mënyrë të sigurt.

Komanda Qendrore e SHBA-ve bën me dije se incidenti nuk ka lidhje zjarrin armiqësor të krijuar në rajon, ndërkohë që po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Më herët Izraeli tha se ka nisur një vale të re sulmesh në kryqytetin e Iranit, Tehran, si dhe ka shënjestruar Hezbollahun në Liban.


Video