Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Të dënuarit e burgut të Malaspina në Caltanissetta në Itali kanë nisur një protestë pasditen e së premtes.
Rreth tridhjetë të burgosur u barrikaduan në repartin e institucionit të vuajtjes së dënimit dhe deklarojnë se do të qëndrojnë aty deri në plotësimin e kërkesave.
Të dënuarit po protestojnë për kushtet brenda burgut. Policia dhe patrullat e Karabinierëve kanë ndërhyrë për të mbështetur punonjësit e policisë së burgjeve.
Sipas mediave italiane, Prokuroria gjithashtu është e pranishme në vendngjarje, ndërsa për momentin nuk raportohet për të lënduar.