Refuzimi i vizave, Haradinaj: Sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës

23 June 2022, 20:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Refuzimi i vizave, Haradinaj: Sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se “sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës”.

“Liberalizimin e kemi merituar shumë vite më herët, por as sot nuk e morëm”, ka shkruar ai në Facebook.

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se në samitin e Bashkimit Evropian ka dëgjuar shumë deklarata mbështesë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Por tani, Osmani ka thënë se duhen hapa konkretë duke theksuar se Kosova përveç deklaratave mbështesë ka nevojë për një vendim për lëvizjen e lirë.

Pas takimit me liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, presidentja e Kosovës ka thënë se deklaratat politike që janë bërë sot duhet të kthehen në një aksion konkret në nivel të Këshillit të Ministrave.


Video