Raportohet se Hamas ka pranuar propozimin për armëpushim, Hezbollahu e mirëpret

5 July 2024, 19:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Raportohet se Hamas ka pranuar propozimin për armëpushim, Hezbollahu e
Shefi i Hamasit Ismail Haniyeh

Reuters raporton se Hamas ka pranuar propozimin për armëpushim me Izraelin.

Sipas raportimeve, Hezbollahu i tha Hamasit se nëse ka një armëpushim në Gaza, do të ketë një armëpushim edhe në veri.

“Nëse ka një marrëveshje për Gazën, atëherë nga ora zero do të ketë një armëpushim në Liban”, citohet të ketë thënë një zyrtar i Hezbollahut.

SHBA-të shprehën shpresën për një pakt që do të çonte në një armëpushim të përhershëm. Netanyahu i tha Bidenit të enjten se do të dërgonte një delegacion për të rifilluar negociatat.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë rezultat konkret, teksa lufta në terren po vazhdon.


Video