
Një raketë e dalë jashtë kontrollit ka rënë në sipërfaqen e Hënës këtë të premte.
Është e paqartë se çfarë është saktësisht, por shkencëtarët mendojnë se bëhet fjalë për një anije kozmike kineze, ndërsa Pekini i mohon këto pretendime.
Objekti për herë të fundit është parë në anën e errët të Hënës, që do të thotë se shkencëtarët nuk mund të konfirmojnë nëse ajo është përplasur apo jo dhe për këtë konfirmim mund të duhen disa ditë të tjera.
Megjithatë, nëse është përplasur ajo ka goditur Hënën me rreth 90 mijë kilometra në orë. Për këtë arsye, shkencëtarët mendojnë se goditja do të ketë formuar një krater të ri dhe do të ketë dërguar shtëllunga pluhuri hënor rreth zonës së goditjes.
Studiuesit shpresojnë ta studiojnë atë ndikim kur të dhënat të jenë më të qarta në Tokë.