RAI shkarkon Sigfrido Ranuccin, nuk do të prezantojë më emisionin ‘Report’

28 August 2026, 22:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
RAI shkarkon Sigfrido Ranuccin, nuk do të prezantojë më emisionin
Sigfrido Ranucci, Daniele Piervincenzi dhe Giulia Presutti 

Gazetari Sigfrido Ranucci nuk do të prezantojë më emisionin Report.

Rai ua ka besuar programin historik investigativ gazetarëve Giulia Presutti dhe Daniele Piervincenzi.

"Rai njofton se, duke filluar nga sezoni i ardhshëm, prezantuesi i Report do t'u besohet Giulia Presutti-t dhe Daniele Piervincenzi-t, të dy fitues të procesit të përzgjedhjes së Rai-t për gazetarët profesionistë. Kjo zgjedhje shënon një fazë të re për një nga programet më të rëndësishme në ofertën e thelluar të shërbimit publik, me dy gazetarë të përzgjedhur si fitues të konkursit Rai për të drejtuar emisionin, duke reflektuar profesionalizmin dhe përvojën e tyre në këtë fushë", shkruan Rai në një deklaratë.

Emri i Sigfrido Ranuccit është i njohur në Shqipëri pas një atentati me eksploziv pranë banesës së tij, për të cilën fillimisht u tha se ishte vendosur nga mafia shqiptare.

Por hetimet e mëvonshme nxorën në dritë një skenar krejt tjetër, pasi u zbulua se autori i bombës ishte miku i tij, sipërmarrësi Valter Lavitola.

Mes gjërave të zbuluara nga hetuesit italianë është edhe fakti se, për të larguar nga vetja çdo dyshim të mundshëm, Lavitola u kishte thënë katër autorëve materialë të atentatit (të gjithë të arrestuar përpara tij) që të akuzonin shqiptarët. “Nëse ju ndalon policia, thoni se një shqiptar ju ka paguar 3.000 euro për t’i vendosur bombën Ranuccit”, u kishte thënë ai.

Lavitola e organizoi atentatin që Ranucci të bëhej simbol dhe të merrte drejtimin e të majtës italiane.

Ranucci detyrohet të largohet nga drejtimi i “Report” nëntë vjet pasi mori stafetën nga Milena Gabanelli.


Video