Kur kurora e Shën Eduardit të vendoset mbi kokën e mbretit Charles III në Westminster Abbey më 6 maj, ajo do të jetë pjesë e një vazhdimësie të traditave dhe madhështisë së gjatë që përfshin më shumë se 1000 vjet monarki.
Por kurorëzimi i tij flitet se nuk do të jetë në përmasat e ceremonisë në kurorëzimin e nënës së tij.
Sipas The Guardian, kurorëzimi i Mbretëreshës mund të përshkruhet në retrospektivë si riti i fundit perandorak. Në atë kohë, duke reflektuar renditjen e lartë të Britanisë si një fuqi botërore ishin grumbulluar mbi 8,250 të ftuar në Westminster Abbey dhe 96,000 të tjerë që kishin paguar një biletë për ta parë.
Rruga e gjatë nga Westminster Abbey në pallat ishte rreth tetë kilometra. Trupat marshuan me ritmin e siguruar nga 24 banda ushtarake, ndërsa 10 kryeministra të Commonwealth, të udhëhequr nga Sir Winston Churchill, u transportuan në karroca të hapura.
Ishte një pamje e pabesueshme për një Britani të pasluftës. Një ceremoni e tillë nuk pritet të zhvillohet më.
Në atë kohë, forcat e armatosura të Britanisë numëronin mbi 850,000. Sot, ka rreth një të pestën e këtij numri. Edhe çështjet e sigurisë kanë ndryshuar. Sipas Morris, kurorëzimi i Charles III mund të jetë më modest sesa ai i nënës së tij.