Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Pas tensioneve në veri të Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka bërë thirrje për shtim të trupave të KFOR-it.
Në një intervistë për mediumin gjerman ‘Die Welt’, kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se shtimi i ushtarëve dhe pajisjeve ushtarake të NATO-s në Kosovë do të ndihmonin në paqe në gjithë Ballkanin Perëndimor.
“Një rritje e konsiderueshme e numrit të ushtarëve dhe mjeteve ushtarake të NATO-s… do të rrisë sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti.