Mesazhi i Zelenskit për Rusinë: Shteti terrorist nuk do falet, Ukraina nuk fal!

1 January 2023, 13:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mesazhi i Zelenskit për Rusinë: Shteti terrorist nuk do falet, Ukraina

Një shpërthim tronditi Kievin më pak se një orë para ardhjes së 2023-shit. Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitçko, i cili saktësoi se sistemi i mbrojtjes ajrore ishte në funksion për mbrojtjen nga sulmet ruse. Megjithatë, Viti i Ri është festuar edhe në Ukrainë.

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensiki, në mesazhin për Vitin e Ri theksoi se Ukraina do të vazhdojë të luftojë për fitoren: "Po luftojmë dhe do të vazhdojmë të luftojmë për fitoren”, - u shpreh ai, duke shpresuar që 2023-shi të jetë viti që ukrainasit të kthehen në shtëpi, në tokat e tyre, sipas kufijve të 1991-shit.

"Këtë vit jo vetëm që jemi mbrojtur mirë, por jemi bërë më të fortë se kurrë. Por vitin e ri, mbrojtja ajrore ukrainase do të bëhet më e fortë, më e fuqishmja në Europë", - shtoi Zelenski.

Më tej ai ka sulmuar rusët si anti-humanë: "Valë sulmuesh me raketa ditën e ndërrimit të viteve. Raketa kundër popullit, por anti-humanët do të humbin. Shteti terrorist nuk do falet, Ukraina nuk fal". Sipas liderit të Kievit, presidenti rus Vladimir Putin "synon të tregojë se e ka ushrtinë me vete, por ai vetëm po fshihet".

Ukraina ka edhe mbështetjen e fortë të ndërkombëtarëve. “Jemi të vendosur të qëndrojmë në krah të Ukrainës edhe në 2023-shin”, - ka shkruar në Tuiter zyrtari i lartë i Bashkimit Europian për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë, Josep Borrell. "Në 2022 Rusia vendosi t’i braktiste impenjimet për të drejtat themelore të njeriut dhe të sulmonte Ukrainën dhe sigurinë globale", - shtoi ai.

 


Video