Provokon Donald Trump, ndan foton me Krishtin: Të çmendurve të së majtës radikale mund të mos u pëlqejë kjo

15 April 2026, 18:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Provokon Donald Trump, ndan foton me Krishtin: Të çmendurve të

Presidenti amerikan, Donald Trump ka ndarë një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale teksa duke ai dhe Jezu Krishti duke u përqafuar. Kjo foto vjen vetëm disa ditë pasi u kritikua ashpër për postimin e një imazhi ku ai dukej si Krishti.

Imazhi, i cili u postua fillimisht në X nga një mbështetës i Trump, u ripostua nga presidenti amerikan në Truth Social të mërkurën. Së bashku me imazhin, Trump shkroi: “Të çmendurve të së majtës radikale mund të mos u pëlqejë kjo, por unë mendoj se është vërtet interesante!”

Në imazh, Jezusi përqafon presidentin amerikan, ndërsa mbështetësi i tij që e postoi shkroi: “Nuk kam qenë kurrë veçanërisht fetar… Por a nuk duket, me të gjithë këta përbindësha satanikë, demonikë që sakrifikojnë fëmijë që po dalin zbuluar… se ndoshta Zoti po luan kartën e tij Trump?”


Video