Presidentin amerikan nuk e mbajnë këmbët, Joe Biden rrëzohet nga biçikleta (Video)

18 June 2022, 16:53Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Presidentin amerikan nuk e mbajnë këmbët, Joe Biden rrëzohet

Joe Biden u rrëzua nga biçikleta e tij në Delaware, teksa ai dhe gruaja e tij festonin 45 vjetorin e martesës. Presidenti amerikan 79-vjeçar u nis me gruan e tij i rrethuar nga agjentë në mëngjes. Pak çaste para rënies, ai përshëndeti gazetarët me një dorë dhe iu tha ‘Mirëmëngjes. 

Menjëherë pas incidentit që ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit, ai i siguroi gazetarët që nuk kishte pësuar ndonjë dëmtim duke thënë: “Jam mirë”.

Presidenti sqaroi gjithashtu se kishte pasur problem me heqjen e këpucëve nga pedalet e biçikletave, gjë që i kishte shkaktuar rënien.


Video