“Prehu në paqe Papa Françesku”, presidenti Trump mesazhin reagon për ndarjen nga jeta të kreut të Kishës Katolike!

21 Prill 2025, 14:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Donald Trump/ Papa Françesku

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar për ndarjen nga jeta në moshën 88-vjeçare të Papa Françesku.

Në rrjetin e tij social Truth, Trump shkruan ”Prehu në paqe Papa Françesku! Zoti e bekoftë atë dhe të gjithë ata që e deshën atë!”.

Papa Françesku ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Romë, në moshën 88-vjeçare. Vetëm pak ditë më parë ai kishte dalë nga spitali, ku qëndroi prej disa muajsh.

Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme ai kremtoi Pashkën në Vatikan, ku u lut për çarmatimin dhe mbështetjen ndaj emigrantëve.

Dy ditë më parë Papa Françesku u takua në një audiencë në Vatikan, edhe me zv.presidentin amerikan JD Vance.

Video