Policia kontrollon shkollat, nxënësve u gjen maska, thika dhe euro false

18 October 2024, 20:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia kontrollon shkollat, nxënësve u gjen maska, thika dhe euro
Sende të sekuestruara në shkollat e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit te nxënësit e shkollave të mesme të ulëta dhe të larta në Vushtrri ka gjetur thikë, para të falsifikuar e maska.

Në njoftim, Policia ka thënë se aksioni u zhvillua të enjten u kontrolluan mbi 3400 nxënës.

“Gjatë kontrollimit në posedim te nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, një thikë, dy cigare elektrike, dy maska, dhe dy bankënota nga 200 euro të falsifikuara”, thuhet në njoftim.

Për paratë falsifikuese është iniciuar rast për veprën penale “falsifikim i parasë”.

 

 


Video