Flet ushtari që VR*U kreun e Hamasit: Emocion që s’e kam pasur kurrë në jetë!

18 October 2024, 09:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Flet ushtari që VR*U kreun e Hamasit: Emocion që s’e kam pasur
 Yahya Sinwar

Teksa reagimet ndërkombëtare për eliminimin fizik të kreut të Hamas, Yahya Sinwar vijnë njëri pas tjetrit, ndërsa cilësohet si “arkitekti” i sulmeve terroriste të 7 Tetorit të kaluar në Izrael, ai që bie në sy është i ushtarit të IDF që njoftohet se ishte personi që vrau liderin e organizatës në Gaza ditën e djeshme (17 tetor).

Autoritetet ushtarake u shprehën tepër të befasuara që ishte një batalion këmbësorie dhe rezervistë ata që vranë numrin 1 të kërkuar dhe jo një njësi speciale të inteligjencës.

Këtë e ka transmetuar Channel 12.

“Papritmas zbuluam se kishim vrarë Sinwar, ky është një emocion që nuk e kam pasur kurrë në jetën time”, tha një nga ushtarët e IDF të operacionit në fjalë.


Video