Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Autorja e sulmit me thikë në stacionin e trenit Hamburgut tregon “shenja të qarta të sëmundjes mendore”, njoftoi policia gjermane, duke përjashtuar mundësinë e sulmit me motive politike.
E dyshuara, një grua 39-vjeçare gjermane do të paraqitet para një gjyqtari i cili do të vendosë nëse do ta dërgojë atë në një institucion psikiatrik, tha policia në një deklaratë.
“Nuk ka asnjë tregues se e dyshuara ka qenë nën ndikimin e substancave psikotrope (alkoolit ose drogës) në kohën e aktit”, thuhet në deklaratë.
Sipas gazetës gjermane Bild, në sulm u plagosën gjithsej 18 persona. Katër nga të plagosurit janë shtruar në spital në gjendje kritike.