"Pjesëtar i marinës japoneze", kush është i riu që qëlloi pas shpine ish-kryeministrin japonez

8 July 2022, 10:33Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Pjesëtar i marinës japoneze", kush është i riu
Autori i atentatit

Teksa ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe humbi jetën pas një atentati, gjithnjë e më shumë po dalin informacione për personin që hapi zjarr ndaj tij mesditën e së enjtes, ndërsa politikani veteran po mbante një fjalim elektoral në qytetin e Nara.

Sipas burimeve pranë policisë, rrjeti televiziv NHK raporton se autori qëlloi ish-kryeministrin, pasi ishte i pakënaqur nga politikat e tij.

"Pjesëtar i marinës japoneze", kush është i riu

Nuk është ende e qartë se pse autori, i cili u identifikua nga policia si Tetsuya Yamagami, banues i përhershëm në Nara ishte i pakënaqur nga ish-kryeministri japonez.

Sipas mediave japoneze, autori i cili u arrestua menjëherë, është ish-pjesëtar i marinës japoneze.

 


Video