Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ndër pamjet që lanë gjurmë në samitin e NATO-s ishte dhe dialogu mes presidentit turk R.T Erdogan dhe kryeministrit britanik Boris Johnson.
Në takimin përmbyllës të Samitit të NATO-s që u zhvillua në Madrid të Spanjës, teksa hynë në sallë presidenti Erdogan prek në shpatull kryeministrin britanik Johnson, i cili ngihet nga ndenjësja i habitur dhe, sipas raportimeve, përshëndet presidentin Erdogan me fjalët: “Përshëndetje, mik!”
Pamjet e përzemërta i kujtuan të pranishmëve dhe shikuesve takimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili, po ashtu e prek lehtë në shpinë presidentin amerikan Joe Biden, duke i tërhequr vëmendjen për një bisedë joformale tete-a tete.