Sulm ndaj civilëve, 14 të vdekur dhe 30 të plagosur në Odesa

1 July 2022, 08:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulm ndaj civilëve, 14 të vdekur dhe 30 të plagosur në Odesa
Lufta në Ukrainë

Të paktën 14 persona kanë vdekur, pas një sulmi me raketa nga rusët në qytetin ukrainas, Odesa.

Si pasojë e sulmit, 30 u plagosën, përfshirë tre fëmijë, pasi një ndërtesë nëntë katëshe u shënjestrua në Bilhorod-Dnistrovskyi në rajonin e Odesës.

Ndërkohë, tre persona u vranë në një sulm me raketa në një qendër rekreative në rrethin Belgorod-Dniester.

Sulmi ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.

Mes tre të vdekurve ishte edhe një fëmijë. Një person ka mbetur i plagosur gjithashtu. 



Video