Përplasje me armë në Universitetin e Selanikut në Greqi

11 July 2022, 23:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasje me armë në Universitetin e Selanikut në Greqi
Pamje nga vendngjarja

Një përplasje me armë ka ndodhur në ambientet e Universitetit Aristoteli në Selanik mbrëmjen e së hënës.

Sipas raportimit të mediave greke, një grup personash kanë hyrë brenda kampusit dhe u konfliktuan me disa persona të tjerë.

Gjatë përleshjes u qëllua me armë. Nga dëshmitarët raportohet se u dëgjuan 6 të shtëna armësh.

Të paktën një person mbeti i lënduar, por u largua nga vendngjarja përpara se të mbërrinte policia.

Forca të shumta policore mbërritën në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, si dhe nisën kërkimet për kapjen e personave të përfshirë.

Pesë vetë të konsideruar si të dyshuar janë ndaluar nga policia dhe u shoqëruan për t’u pyetur lidhur me ngjarjen.

Shkaqet dhe motivet e përplasjes me armë janë të paqarta. Në vendngjarje u gjetën pesë gëzhoja dhe një predhë plumbi.


Video