"Fodull dhe fatlum", i riu i shpëton për mrekulli ortekut teksa filmonte (video)

11 July 2022, 11:58Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Fodull dhe fatlum", i riu i shpëton për mrekulli ortekut
Orteku i borës

Një turist britanik i ka shpëtuar për mrekulli ortekut të dëborës që ra në malet Tian Shan në Kirgistan.

Harry Shimmin, ka postuar një video në rrjetet sociale ku shihet orteku që zbret nga një distancë mjaft e madhe derisa iu afrua dhe e mbuloi atë me një shtresë dëbore, shkruan The Guardian.

Ai i shpëtoi vdekjes për shkak të pozicionit të tij, pasi ishte pas shkëmbinjve, pranë një strehe. Në këtë ekspeditë, ai ndodhej së bashku me 9 persona të tjerë.

“Unë nuk lëviza deri në minutën e fundit dhe e di se do të ishte më e sigurt që të lëvizja menjëherë në një strehë. E di gjithashtu që kam rrezikuar shumë”, u shpreh ai.


Video