Helikopteri që po transportonte Presidentin iranian Ebrahim Raisi është përplasur, njofton media shtetërore iraniane, pa dhënë infomacion më të detajuar.
Raisi po udhëtonte në një provincë iraniane në lindje të Azerbajxhanit. Televizioni shtetëror tha se incidenti ndodhi afër Jolfa-s, një qytet në kufirin me Azerbajxhanin, rreth 600 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit iranian, Teheranit.
Duke udhëtuar me Raisin ishin ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amirabdollahian, guvernatori i Provincës Azerbajxhani Lindor i Iranit dhe zyrtarë të tjerë, njofton agjensia shtetërore e lajmeve IRNA. Një zyrtar i qeverisjes vendore përdori fjalën "përplasje" për të përshkruar incidentin.
Ekipet e kërkim-shpëtimit raportohet se e kanë të vështirë të arrijnë në vendin e përplasjes, për shkak të motit të keq. Zona është e mbuluar nga shiu dhe mjegulla e dendur.