"Për fëmijët", një transgjinor kreu sulmin në shkollën katolike në SHBA, mesazhi: "Vr*tni Trump"

27 August 2025, 20:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Për fëmijët", një transgjinor kreu sulmin në
Autori i dyshuar i sulmit në SHBA

Dy fëmijë, janë viktimat e konfirmuara të ngjarjes së rëndë të regjistruar në Minnesota, ku një person qëlloi me armë gjysmë-automatike në një shkollë katolike.

17 të tjerë u plagosën, 14 prej të cilëve janë fëmijë. Një mjek tha se shtatë fëmijë janë në gjendje kritike.

Autori i masakrës është një mashkull transgjinor 22-vjeçar, i cili postoi para se të kryente aktin një manifest në YouTube.

Ai përmes rrjeteve sociale mësohet se ka ndarë një video, ku tregon përgatitjen për sulmin në një shkollë katolike të Minnesotës.

Mbishkrimet në karikatorët e armëve aty lexohen shënime "për Fëmijët" dhe "vritni Donald Trumpin", por edhe një sërë mesazhesh të tjera shpesh të pakuptimta që ngrenë dyshime për shëndetin e tij mendor.

Policia tha se sulmuesi vdiq nga një plagë me armë zjarri e shkaktuar vetë. Autoritetet besojnë se ai nuk kishte një precedent kriminalë dhe veproi i vetëm.

"Për fëmijët", një transgjinor kreu sulmin në


Video