Pekini përgënjeshtron Trump: Kina dhe SHBA-të nuk kanë asnjë negociatë për tarifat

25 Prill 2025, 16:10Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pekini ka nxituar të përgënjeshtrojë fuqishëm Donald Trumpin, përmes ambasadës kineze në Uashington.

"Kina dhe SHBA-të NUK kanë asnjë konsultim ose negociatë për tarifat. SHBA-të duhet të ndalojnë së krijuari konfuzion", deklaroi ambasada kineze në një mesazh të saj në X (ish-Twitter).

"Jemi në bisedime me Kinën për tarifat".

Deklaratën se qeveritë amerikane dhe kineze janë në bisedime për një marrëveshje tarifore dhe se presidenti kinez Xi Jinping e ka ftuar, e bëri presidenti amerikan në një intervistë për revistën Time, me rastin e përmbylljes së 100 ditëve të para të mandatit të tij në Zyrën Ovale.

Trump vazhdon të jetë i bindur se tarifat janë të nevojshme, duke shtuar se do ta konsideronte "fitoren totale" nëse SHBA do të vazhdonin të kishin tarifa deri në 50% për importet e huaja një vit nga tani.

"Nuk mendoj se kjo është shenjë dobësie nga ana e tij", thotë Trump për Xi, duke shtuar se pritet të ketë një listë të plotë me marrëveshjet tregtare në tri deri katër javët e ardhshme. "Ka një numër ku ata do të ndihen rehat", shton Trump. "Por nuk mund t’i lejoni që të fitojnë një trilion dollarë nga ne", ka përfunduar ai.


Video