‘Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte’, fjalët e fundit të gruas shtatzënë që u vra nga burri i saj

1 Dhjetor 2022, 09:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sokol Halili qëlloi pa iu dridhur qerpiku ndaj gruas së tij e cila mbante në bark një fëmijë me dy plumba. Një nga dëshmitarët okularë në ngjarjen, ka treguar fjalët e fundit të viktimës, e cila ishte në muajin e fundit të shtatzënisë. Në një prononcim për KlanKosova, dëshmitarja ka treguar fjalët e fundit të viktimës.

Po, më duket se ka qenë shtatzënë sepse ka bërtitur: ‘pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte’”. Ai veç e ka nxjerrë alltinë prej xhepit dhe e ka qëlluar dy herë”, ka treguar dëshmitarja.

Kujtojmë se gruaja që u vra sonte në oborrin e QKUK-së ishte nën trajtim të autoriteteve pasi në këtë rast ishte lëshuar një urdhër për mbrojtje. Kallxo shkruan se viktima ka qenë në trajtim nga Zyra për Mbrojtjen e Viktimave në regjionin e Ferizajt.

Video