Parisi ndalon skuterët elektrikë

8 April 2023, 19:25Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Parisi ndalon skuterët elektrikë
Parisianët votuan me një shumicë të madhe kundër skuterëve elektrikë.

Shumë shpejt nuk do të jetë më e mundur të marrësh me qira skuterë elektrikë në Paris. "Nga 1 shtatori, nuk do të ketë më skuterë elektrikë në Paris. Kjo është një fitore për demokracinë lokale," tha kryebashkiakja Anne Hidalgo.

Parisianët votuan me një shumicë të madhe për ndalimin e marrjes me qira të skuterëve elektrikë në qytet. Në një sondazh të qytetarëve 89% ishin në favor të heqjes së skuterëve me qira.

Megjithatë, vetëm 7.46% e rreth 1.3 milionë banorëve të regjistruar morën pjesë në votim. Pavarësisht kësaj, Parisi e konsideron rezultatin e sondazhit të qytetarëve si të detyrueshëm.


Video