Paranoja se mund ta helmonin, Putin largon nga puna 1000 anëtarë të stafit personal

18 March 2022, 17:48Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Paranoja se mund ta helmonin, Putin largon nga puna 1000 anëtarë

Në raportin e fundit të “Inside Edition” zbulohet se Vladimir Putin ishte tashmë i vetëdijshëm se veprimet e ardhshme (lufta në Ukrainë) do të sillnin trazira edhe në mesin e bashkatdhetarëve të tij.

Dëshira e tij për të pushtuar Ukrainën dhe për të luftuar kundër Perëndimit, e kanë kthyer atë në shënjestër

Sipas një raporti nga Inside Edition, burimet nga Kremlini u zbuluan atyre informacione rreth një veprimi paranojak që ndërmori Putin rreth një muaj më parë.

Sipas raportit, presidenti rus papritmas filloi të pushonte stafin e tij personal. Rreth 1000 njerëz humbën vendin e punës.

Kur themi staf personal, bëhet fjalë punonjës rusë, të cilët në fakt i përgatisin ushqimin dhe kujdesen për të rregullisht. Gjithashtu u raportua se ai mban një staf specifik i cili gjithmonë shijon ushqimin e tij para se të fillojë të hajë. E gjithë kjo sjellje është shumë e zakonshme nga diktatorët apo tiranët që zakonisht kanë frikë për jetën e tyre.

Diktatori i Venezuelës Nicolas Maduro ka të njëjtin lloj sjelljeje që Putini filloi të shfaqte që para pushtimit. Është e qartë se Putini tashmë ka frikë nga një grusht shteti i mundshëm dhe shumë tentativa për vrasje nga njerëzit e tij. Dihet se Vladimir Putin tenton të helmojë kundërshtarët e tij. E ka treguar historia. Nga kush duhet të ketë më së shumti frikë Vladimir Putin?

Përveç njerëzve që ndërveprojnë me të në baza ditore, ekziston një keqkuptim se kujt duhet t’i frikësohet më shumë Vladimir Putin. Shumë mendojnë për oligarkët rusë, të cilët mbajnë shuma të çmendura parash dhe pronash.

Por ata që kanë vërtet çdo lloj pushteti mbi Putinin janë krerët e ushtrisë, janë ata që kanë pushtetin për të rrëzuar ndoshta presidentin rus në çdo moment të caktuar.

Nëse i ashtuquajturi ‘operacion ushtarak’ nuk shkon sipas planit, Putini mund t’i japë lamtumirë pushtetit të tij.

Deri më tani, humbjet e shumta brenda ushtrisë ruse janë parashikuar nga Putin. Por sanksionet e Perëndimit po dëmtojnë ekonominë e Rusisë në një nivel më të thellë. Koha do të tregojë nëse presidenti rus do të rrëzohet apo jo.


Video