Paralajmërimi i Zelenskyt: Rusia po përgatit diçka në Bjellorusi

30 April 2025, 09:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Paralajmërimi i Zelenskyt: Rusia po përgatit diçka në

Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia po “përgatit diçka” në Bjellorusi këtë verë.

“Këtë verë Rusia po përgatit diçka atje, nën mbulesën e ushtrimeve ushtarake”, tha udhëheqësi ukrainas në një samit në Poloni dje, pa dhënë detaje.

“Kështu fillojnë zakonisht sulmet e saj të reja”, shtoi ai.

Rusia dhe Bjellorusia kanë njoftuar stërvitje të përbashkëta ushtarake për në shtator.

Bjellorusia nuk besohet të ketë furnizuar trupa direkt për të luftuar në Ukrainë, por lejoi trupat ruse të kalonin nëpër kufirin e saj me Ukrainën kur filloi pushtimi në vitin 2022 – duke i lejuar Moskës një rrugë shumë më të drejtpërdrejtë për në Kiev, të cilën ajo nuk e shfrytëzoi.


Video