Papa Françesku, pas të paktën 1 muaj i shtruar në spital për shkak të pneumonisë së dyfishtë, do të dalë nesër, ditën e diel, para turmës nga dritarja e dhomës së tij të spitalit ku ai po qëndron.
Ai do të dalë në dritaren e spitalit Gemelli të Romës rreth orës 12:00 të drekës, për një përshëndetje të shpejtë dhe për të dhënë bekimet e tij.
Siç shkruajnë mediat e huaja, Papa do të kthehet në rezidencën e tij Santa Marta në Vatikan.
88-vjeçari ka qenë në rikuperim nga pneumonia e dyfishtë dhe do të ketë nevojë për të paktën dy muaj pushim në Vatikan pas largimit nga spitali.
Kujtojmë se Papa ishte shtruar në spital që prej 14 Shkurtit, megjithatë ai ka shfaqur shpesh herë shqetësime shëndetësore, të paktën në 2 vitet e fundit.