Pamjet / Tërmet i fortë trondit banorët në Napoli, dalin me nxitim në rrugë

30 August 2024, 21:53Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamjet / Tërmet i fortë trondit banorët në Napoli, dalin me
Foto ilustruese

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë vetëm 7 kilometra nga qyteti i Napolit, në Itali.

Sipas mediave italiane, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.7 ballë dhe me epiqendër në Campi Flegrei.

Ndonëse nuk raportohet për dëme, paniku ka qenë i madh te mijëra banorë, për shkak se lëkundjet janë ndjerë tepër të forta.

Lëkundjet janë ndjerë nga Vomero në Giugliano, ndërsa ajo që ka shkaktuar tronditje ka qenë kohëzgjatja e madhe e lëkundjeve, çka ka bërë që shumë banorë të braktisin shtëpitë dhe të dalin në rrugë.


Video