PAMJE të RËNDA/ Publikohet momenti kur ushtarët hedhin në erë shkollën në Gaza!

13 December 2023, 09:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

PAMJE të RËNDA/ Publikohet momenti kur ushtarët hedhin në

Një video po bën xhiro në rrjetet sociale, ku shihet sesi ushtarët izraelitë bombardojnë një shkollë në Gaza e më pas qeshin. 

Nuk ka pasur raportime për viktima, gjë që nuk është e pazakontë duke pasur parasysh evakuimet masive që janë bërë në qytet dhe në të gjithë veriun e enklavës.

“Ndoshta është në veri të Rripit të Gazës. Ne nuk e dimë nëse njerëzit ishin strehuar në shkollë kur u godit. Të gjitha rregullat e luftës janë thyer”, njoftojnë autoritetet.

Izraeli ka nisur ofensivën ndaj militantëve të Hamasit, pasi këta të fundit kryen një sulm terrorist në territoret izraelite.


Video