PAMJE të RËNDA nga Brazili/ 19-vjeçari hyn në kopshtin zoologjik, luanët e shqyejnë copash! (Video tronditëse, viktima ishte me…)

1 December 2025, 15:45Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

PAMJE të RËNDA nga Brazili/ 19-vjeçari hyn në kopshtin

Një 19-vjeçar u sulmua nga luanët në një kopsht zoologjik në Brazil të dielën, raportuan mediat lokale.

Viktima i identifikuar si Gerson de Mello Machado, vuante nga probleme psikologjike.

Në një video të regjistruar nga vizitorët e Kopshtit Zoologjik Arruda Câmara, i riu shihet duke zbritur nga një pemë dhe menjëherë duke u sulmuar nga luanët.

Dhe kjo i kushtoi shtrenjtë pasi autoritetet njoftuan se mbeti viktimë e sulmit.

Autoritetet lokale njoftuan se 19-vjeçari fillimisht u ngjit në një mur 6 metra të lartë, pastaj kaloi telin me gjemba dhe në fund përdori një pemë për të zbritur në kafazin e luanit.

Pas aksidentit, kopshti zoologjik është mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim për rrethanat e tragjedisë, duke pretenduar se kompania po zbatonte të gjitha masat e sigurisë.


Video