Pamje të frikshme nga Turqia/ I moshuari futet me hanxhar dhe sulmon punonjësin! (Video)

28 April 2026, 09:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje të frikshme nga Turqia/ I moshuari futet me hanxhar dhe sulmon
Turqi

Një incident i rëndë është regjistruar në një ndërtesë qeveritare në Turqi, ku një burrë i moshuar ka hyrë me forcë dhe ka sulmuar me hanxhar një nëpunës civil.

Ngjarja është filmuar dhe pamjet tregojnë reagimin e menjëhershëm të tre kolegëve të punonjësit të sulmuar.

Ata iu afruan autorit pa krijuar panik dhe, përmes një ndërhyrjeje të qetë, arritën ta neutralizonin situatën duke e bindur të ulej, duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.

Deri më tani, motivet e këtij sulmi mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion nëse i dyshuari është arrestuar.


Video