Pamje shokuese nga Serbia, shoferi përplas studenten që po protestonte për viktimat e Novi-Sadit

16 January 2025, 19:34Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje shokuese nga Serbia, shoferi përplas studenten që po protestonte
Incidenti në Serbi

Pamje shokuese vijnë nga Serbia, aty ku një protestuese e re është përplasur nga një shofer me makinë.

Grupi i studentëve ishin mbledhur përpara ndërtesave të institucioneve në homazh për viktimat e tragjedisë së Novi Sadit.

Në atë moment një makinë ka shtuar shpejtësinë duke përplasur një studente. Raportohet se ajo ka marrë lëndime të rënda ndërsa shoferi është arrestuar për tentativë vrasjeje.

Nuk dihet se cilat kanë qenë motivet e sulmit, ndërkohë që më herët është raportuar se janë intimiduar në të njëjtën mënyrë nga përkrahës të regjimit të Vuçiçit.


Video