Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Këto janë pamjet e tmerrshme që vijnë nga Kina, ku një makinë ka përplasur një grup të madh personash.
Ngjarja ka ndodhur në Zhuhai, në provincën e Guangdong, mbrëmjen e së hënës me kohën lokale.
Personat e goditur, sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, po stërviteshin jashtë stadiumit të qytetit.
Aktualisht nuk dihet as motivi i këtij gjesti dhe as gjendja shëndetësore e personave të përfshirë në aksident. Pamje shumë të forta po qarkullojnë në rrjetet sociale ku shfaqen dhjetëra persona të shtrirë në asfalt