Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ishte politikani i vetëm shqiptar që mori pjesë në festën e fitores së Donald Trump, që u zhvillua në Florida, ka njoftuar së fundmi se është takuar edhe me miliarderin Elon Musk.
Takimi me themeluesin e TESLA-s ka ndodhur në festën e organizuar në rezidencën e Trump, me rastin e fitores së zgjedhjeve për president të SHBA-së.
Pacolli po ashtu e ka vlerësuar këtë takim si mundësi për ta vendosur Kosovën në hartën e biznesit botëror dhe teknologjisë së avancuar.
“Ky takim nuk është thjesht një moment i veçantë personal, por një mundësi unike për të vendosur Kosovën në hartën e biznesit botëror dhe teknologjisë së avancuar”, shkruan Pacolli në rrjetin social Faebook.
Në vijim ai shprehet se mbetet i përkushtuar për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe kompanive më të suksesshme në botë.
“Jemi një vend i vogël, por me ambicie të mëdha. Le ta bëjmë Kosovën një qendër inovative dhe një destinacion tërheqës për investitorët e huaj. Ky është vetëm fillimi”, vijon më tej postimi i Pacollit.