Provinca Punjab e Pakistanit shpalli një emergjencë shëndetësore për shkak të smogut toksik, duke ndaluar ndërtimet, mbyllur shkollat për një javë dhe zhvendosjen e universiteteve në internet, ndërsa qindra mijëra myslimanë u lutën për shi dhe falje.
Besimtarët u mblodhën në mbi 600 xhami të drejtuara nga qeveria në provincë për "Namaz-e-Istisqa", një lutje vullnetare për shiun që ofrohet shpesh në kohë fatkeqësish, tha Talha Mahmood, zëdhënës i departamentit provincial të Çështjeve Fetare, raporton Reuters.
"Sot, ne u lutëm që shiu të zvogëlonte smogun, megjithëse ai shkaktohet nga gabimet e vetë njerëzve," tha Muhammad Ejaz, 48 vjeç, i cili drejtoi lutjet në një xhami në kryeqytetin e gjerë të provincës Lahore, duke shtuar lutjen që synon të kërkojë faljen e Zotit për mëkatet e njerëzve.
Provinca, më e populluara e Pakistanit, përballet çdo dimër me smogun, por ndotja e ajrit është përkeqësuar vitet e fundit, si rezultat i pluhurit të bllokuar nga ajri i ftohtë, tymit të naftës me cilësi të ulët dhe tymit nga djegia e paligjshme e kashtës në fusha.
Sajid Bashir, zëdhënës i Departamentit provincial të Mjedisit, ia atribuoi ndotjen e rëndë të këtij viti mungesës së shiut në shtator dhe tetor. "Vitin e kaluar, periudhat e shiut reduktuan grimcat; këtë vit ne jemi ende duke pritur," tha ai të premten.
Lahore ka kryesuar listëne grupit zviceran IQAir (cilësia e ajrit) si qyteti më i ndotur në botë, për pjesën më të madhe të javës.
Ministri i lartë i Punjabit, Marriyum Aurangzeb, duke njoftuar masat për reduktimin e smogut në një konferencë për shtyp, tha se qeveria kishte urdhëruar mbylljen e ndërtimeve, furrave të tullave dhe fabrikave me bazë furre në Lahore dhe në qytetin e Multan.