Osmani nuk beson se Serbia do e ekstradojë Radoiçiçin në Kosovë

3 October 2023, 20:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Osmani nuk beson se Serbia do e ekstradojë Radoiçiçin në
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova është duke u sulmuar dhe se është viktimë e një akti agresioni, pas sulmit nga grupe të armatosura serbësh ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Sulmin në fshatin Banjskë të Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic shqiptar e mori përsipër Millan Radoiçiç, i cili u mor në pyetjet sot nga prokuroria serbe në Beograd, por Osmani nuk beson se Serbia do ta dënojë apo ekstradojë atë tek autoritet e Kosovës.

“Natyrisht, gjëja e parë që ne e duam është që [shteti serb] t’ia dorëzojë Radoiçiqin dhe terroristët e tjerë Republikës së Kosovës, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend. Serbia nuk ka histori të mirë për vënien e drejtësisë në vend”, tha Osmani në një intervistë për televizionin amerikan CNN.

Ajo theksoi se “nuk ka asnjë rast kur kriminelët që kanë kryer krime lufte dhe gjenocid në Kosovë dhe Bosnjë që janë vënë para drejtësisë” në Serbi.


Video