Andrea Giambruno, gazetari që prej 7 vitesh është partneri i kryetares së partisë “Fratelli d’Italia”, e cila pritet të jetë kryeministrja e ardhshme e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar pasi u cilua në media si me bindje të majta apo se është pro legalizimit të kanabisit, martesave të çifteve të të njëjtit seks etj.
I pyetur gjatë një interviste nëse duhet të cilësohet: “First Husband”, “First Gentleman” apo “First Partner?”, ai u përgjigj: "Nuk e di. Por një etiketim të ngjashëm me First Lady-n për burrat nuk ka. Të presim një neologjizëm të re”.
Giambruno tha se ishte thjesht një batutë ajo e Giorgia-s që e cilësoi të majtë.
"Ishte një batutë: Unë nuk jam i majtë, thjesht kemi mendime të ndryshme për disa çështje etike, siç është vetëvrasja e asistuar. Mendoj se shteti duhet të reflektojë nëse është e drejtë që njeriu të vdesë në shtëpinë e tij, me familjarët apo të detyrohet të shkojë të vdesë në Zvicër. Ne të dy diskutojmë për çështje të ndjeshme që e kuptoj politika duhet të përballet me një përgjegjësi të ndryshme nga unë, që kam vetëm mendimin tim personal” - tha ai.
I pytur si janë diskutimet mbi të drejtat e LGBTQ +, legalizimin e drogës dhe abortin, ai thotë: "Nuk ka diskutim për abortin: nuk do të gjesh një rresht në të cilin Giorgia konteston 194-ën. Për pjesën tjetër nuk ka debat, flasim dhe secili justifikon qëndrimin e tij”.
Ligji 194 e lejon ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë brenda 90 ditëve të para, për arsye shëndetësore, ekonomike, familjare dhe sociale.