Jepte informacion tek bandat shqiptare në Athinë, arrestohet oficerja greke

27 Shtator 2022, 22:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Oficerja greke

Një punonjëse policie është mes 22 të arrestuarve në operacionin e policisë greke mëngjesin e sotëm ku shënjestër ishte një bandë shqiptare.

Sipas informacioneve të deritanishme, punonjësja e policisë në provë po punonte me 30-vjeçarin shqiptar i cili ishte shënjestër i operacionit të policisë greke, i cili mbeti i plagosur dhe po trajtohet në spitalin “Kryqi i Kuq”.

Më konkretisht, burime policore thanë se punonjësja e policisë në provë ka një lidhje me kreun e bandës së shqiptarve i cili u arrestua, ndërsa siç thonë të njëjtat burime policore, në një operacion të mëparshëm policor të ELAS-it, gruaja ishte vënë në dijeni për forcat që do të vepronin dhe informoi bandën e banditëve.

Të 13 arrestimet u bënë në rezidencën e vjetër studentore dhe në shtëpitë fqinje. Armët e gjetura në ambientet e Rezidencës Studentore dëshmojnë se ajo përdorej si bazë dhe strehë nga kriminelët, me aktivitet veçanërisht të dendur si grabitje dhe trafik droge në gjith zonën e Zografou, Kaisariani, Bajron dhe Athinë.

Video