
E freskët nga fitorja e saj në zgjedhjet e Italisë, Giorgia Meloni po vendos se kush do të marrë postet kryesore në qeverinë e krahut të djathtë që ajo pritet të drejtojë.
Kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë "Vëllezërit e Italisë" ka qendruar larg vëmendjes që nga fitorja e saj në zgjedhje, kur ajo premtoi të qeverisë për të gjithë italianët.
Pyetja është se kush do t'i plotësojë vendet kyçe dhe nëse ata do të shkojnë te partitë e tjera të aleancës së saj të djathtë.
Matteo Salvini, si shembull lakmon e Ministrinë e Brendshme.
Kreu i Ligës së ekstremit të djathtë e kishte këtë detyrë në vitin 2019, kur ndaloi anijet e shpëtimit që transportonin emigrantë të hynin në portet italiane.
Meloni gjithashtu ka premtuar një përgjigje të ashpër ndaj migrimit të parregullt, por raportet nga Romë sugjerojnë se Salvini nuk do ta drejtojë këtë post.
Mbështetja për Ligën e Salvinit ra në 8.8 për qind të dielën, kështu që ai nuk është në gjendje të kërkojë poste të larta. Një ish-udhëheqës i Ligës, Roberto Maroni ka sugjeruar madje se është koha që Salvini të largohet.
Giorgia Meloni, ndërkohë, është ngritur në lartësi të reja: ajo do të bëhet kryeministrja e parë femër e vendit në fund të muajit të ardhshëm, në krye të qeverisë më të djathtë italiane që nga Lufta e Dytë Botërore.