Qendrat e votimit në të gjithë Hungarinë janë mbyllur zyrtarisht pas një procesi zgjedhor të karakterizuar nga një fluks historik votuesish.
Pjesëmarrja ka qenë më e larta në histori, 77% e votuesve.
Zgjedhjet parlamentare ndryshe nga herët e tjera duken si një betejë pas perdeve mes Brukselit dhe Moskës.
Megjithëse këtë herë sondazhet i ka më keq se kurrë më parë, Viktor Orban, që synon mandatin e 5-të radhazi në krye të qeverisë, u shfaq optimist teksa hidhte votën në qendrën e votimit dhe tha para gazetarëve se ishte aty për të fituar.
Edhe rivali i tij në krye të opozitës pro-evropiane, Peter Magyar, u duk i bindur se do ta mundte mikun e Vladimir Putinit pas 16 vitesh në krye të qeverisë hungareze.
Sondazhet e nxjerrin atë të paktën 8 pikë para. Megjithatë, në media thuhet se sistemi zgjedhor hungarez mund të prodhojë rezultate të papritura; ndërthurja e sfidave me kandidatë ballë për ballë me listat proporcionale dhe vota që peshon më tepër në zonat rurale se në qytete, ku duhen më shumë vota që një kandidat të fitojë, interpretohen si në favor të Viktor Orbanit.
Nëpër fshatra mbështetja është më e madhe për qeverinë që ka shtuar subvencionet.