Më 22 dhjetor të vitit 2032, një asteroid me diametër 40 deri në 100 metra në diametër mund të përplaset me Tokën, ndonëse shanset janë të pakta, por jo zero.
Unioni Ndërkombëtar Astronomik (IAU) përdor shkallën e Torinos për të vlerësuar rrezikun e goditjeve të asteroideve me Tokën.
Vlera aktuale e asteroidit të sapozbuluar “2024 YR4” është 3, i vetmi asteroid me vlerë mbi zero.
Probabiliteti i goditjes me Tokën është 1.2%, me një shkatërrim të mundshëm brenda një rrezeje prej 30 km.
Nëse nuk përplaset me Tokën, ky asteroid do të fluturojë shumë pranë planetit tonë, në një distancë prej vetëm 100 mijë kilometra.
Trajektorja e këtij asteroidi do të sqarohet nga vëzhgimet dhe përditësimet e tjera midis viteve 2028 dhe 2029.