Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës ditën e nesërme, më 14 Qershor, do të mbajnë mbledhjen e radhës. Më herët u bë me dije se hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri do të bëhet në ora 11:30 në Bibliotekën e qytetit, në Gjakovë.
Ndërkohë, së fundmi janë zbardhur edhe 14 marrëveshjet që priten të nënshkruhen ditën e nesërme gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.
Marrëveshjet që do të firmosen janë:
1-Memorandum mirëkuptimi për parandalimine eksremizimit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit
2- Deklaratë e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë
3- Marrëveshje për bashkëpunimin në lehtësimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar për produktet me origjinë jo shtazore
4-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën fitosanitare
5- Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor (ndarja e bursave)
6-MOU “Për realizimin e Olimpiadës së Përbashkët në lëndën e Gjuhës Shqipe, për Klasat e 9-a, në arsimin parauniversitar””
7 -Marrëveshje për shkëmbimin e përvojave lidhur me pjesëmarrjen në vlerësimet ndërkombëtare të nxënësve dhe zhvillimin profesional të mësuesve
8-Marrëveshje për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve
9- Protokoll shtesë i marrëveshjes së bashkëpunimit lidhur me ofrimin e shërbimeve shëndetësore
10-Memorandum bashkëpunimi në fushën e inspektimeve