Negociatat SHBA-Iran/ Donald Trump: Po zhvillojmë biseda shumë miqësore, të shohim si do përfundojnë!

27 July 2026, 23:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Negociatat SHBA-Iran/ Donald Trump: Po zhvillojmë biseda shumë
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja dhe Irani janë aktualisht në bisedime për arritjen e një marrëveshjeje.

Gjatë një fjalimi në një impiant të General Motors në shtetin e Miçiganit, Trump tha se negociatat mes dy vendeve janë në zhvillim dhe se atmosfera është pozitive.

“Irani po bisedon me ne për të arritur një marrëveshje pikërisht në këtë moment”, u shpreh presidenti amerikan.

Ai shtoi se, “aktualisht po zhvillohen bisedime shumë miqësore. Do të shohim se si do të përfundojnë”.


Video